E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Rama tregon kohën  e ndërtimit të Teatrit të ri  Kombëtar
Publik News

Kryeministri Rama tregon kohën e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar

Kryeministri Rama ka thënë mbrëmjen e sotme se deri në vjeshtë në Tiranë do të ketë nisur puna për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Në një lidhje direkte për televizionin kosovar T7, Rama ka thënë se “një grup njerëzish” që ishin kundër projektit apo shembjes së Teatrit, nuk mund të mbanin peng institucionin.

“Në historinë e Shqipërisë, debati për teatrin është më i gjati. Nuk e kuptoj sesi një grup njerëzish që kanë të drejtën e tyre të jenë kundër, nuk kanë të drejtë të marrin peng fizikisht një institucion.

Asnjë pakicë e vogël apo e madhe nuk mund të marrin peng shumicën.

Dje kaluam nga skema e financimit me partneritet publik privat, tek ajo që do e financojmë vet. Tashmë bashkia duhet të bëjë ndërlidhjen me studion e arkitektit, më pas duhet të futen në garë për kompaninë ndërtuese. Mendoj se deri në vjeshtë do kemi nisur nga puna për ndërtimin e teatrit të ri.

Ndërsa për premierën nuk mund ta them dot me siguri, mund të dojë 24 muaj”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.