E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri  Rishi Sunak, viziton  Kievin që nga pushtimi i Ukrainës
Politikë

Kryeministri Rishi Sunak, viziton Kievin që nga pushtimi i Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të mbërrijë sot në Mbretërinë e Bashkuar, në vizitën e tij të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar.

Downing Street tha se ai do të takojë kryeministrin Rishi Sunak dhe do të mbajë një fjalim në Parlament.

Qeveria britanike, po ashtu, njoftoi se trajnimi që u bën forcave ukrainase do të zgjerohet dhe në trajnime do të përfshihen edhe pilotët e avionëve luftarakë dhe marinsat.

Zelensky iu adresua ligjvënësve britanikë në marsin e vitit të kaluar, në një video nga Kievi.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Zelensky ka realizuar vetëm një shtet të huaj, përkatësisht ai vizitoi Shtetet e Bashkuara dhjetorin e vitit të kaluar.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.