E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministrit të Britanisë: Rusia planifikon nisjen e luftës më të madhe në Europë që nga 1945 Feb
Lajme

Kryeministrit të Britanisë: Rusia planifikon nisjen e luftës më të madhe në Europë që nga 1945 Feb

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka paralajmëruar se Rusia po planifikon fillimin e luftës më të madhe në Europë që prej vitit 1945.

Në një intervistë për BBC, ai deklaroi se të gjitha situatat dhe tensionet tregojnë se plani i tyre ka filluar.

Më tej, ai shprehet se informacionet e marra nga agjencitë e inteligjencës britanike, thuhet se Rusia po planifikon një pushtim të kryeqytetit të Ukrainës.

Në këtë pikë, Johnson deklaron se Britania do të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë në krahasim me ato që ka paralajmëruar deri më tani.

“Kompanitë ruse nuk do të mund të bëjnë transaksione në paund dhe dollarë” – tha Johnson.

Paralajmërimin për nisjen e luftës e dha edhe Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i cili deklaroi se në ditët në vijim do të nisë ofensiva e Rusisë.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.