Kryeparlamentarja Lindita Nikolla sqaron procedurat për arrestimin e Arben Ahmetajt

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, ka sjellë sqarime lidhur me procedurat e ndjekura nga Këshilli i Mandateve në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Në deklaratën e saj, Nikolla bëri të ditur se kërkesa e SPAK-u u pranua në Kuvend në datën 10 korrik, megjithëse dokumenti mban datën 7. Ajo theksoi se u ndoq e njëjta procedurë si në rastin e Saimir Tahirit.
“Kërkesa e SPAK-ut u depozitua në Kuvend në datën 10 korrik, megjithëse datëzohet me 7 korrik. Janë zhvilluar dy mbledhje për shkak të kërkesës së avokatisë së të dyshuarit, që kërkoi më shumë kohë. I dhamë atyre jo më shumë se një ditë kohë. Edhe pse rregullorja e Kuvendit parashikon një afat prej dy javësh për raportimin, ne po vepruam me shpejtësi. E njëjta procedurë u ndoq edhe në rastin e zotit Tahiri. Nuk ka asnjë deformim apo dyshim tjetër,” deklaroi Nikolla.
Këto sqarime vijnë në përgjigje të shqetësimeve të publiku për kohëzgjatjen e procedurave dhe transparencën e veprimeve të Këshillit të Mandateve në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetajt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



