Kryepeshkopi Anastas Janullatos fiton betejën me COVID
Kryepeshkopi Anastas Janullatos e ka fitur betejën me koronavirusin.
Mediat greke bëjnë me dije se ditën e sotme Janullatos do të lejë spitalin “Evangelismos”.
Kryepeshkopi ishte i shtruar në këtë spital prej 12 ditësh, ndërsa sot do të lejë spitalin pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.
Pavarësisht moshës së madhe dhe problemeve me zemrën, Hirësia e tij e kishte përballuar me qetësi dhe forcë të jashtëzakonshme shpirtërore sëmundjen.
Kryepeshkopi do të qëndrojë edhe për disa ditë në Athinë, ku do të vazhdojë të ndjekë të gjithë udhëzimimet e mjekëve, dhe më pas do të kthehet në Shqipëri.
Kujtojmë që më 11 nëntor pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, Anastas Janullatos është nisur me urgjencë në një klinikë të specializuar në Athinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



