E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeplaku i Kelmendit ku u rrëzua avioni: Banorët dëgjuan një zhurmë të ngjashme me atë të granatës!
Lajme

Kryeplaku i Kelmendit ku u rrëzua avioni: Banorët dëgjuan një zhurmë të ngjashme me atë të granatës!

Kanë pushuar nja gjysmë orë dhe kanë tentuar që të ikin nga kanë ardhur dhe kanë pësuar defekt, dhe kanë rënë në një livadh”, theksoi ai. Vata deklaron se pas incidentit, banorët kanë dëgjuar një zhurmë të madhe, duke pandehur se ka shpërthyer ndonjë granatë.

“MOS U AFRO ASNJË HAP”

Ai thekson gjithashtu se kur një prej barinjve ka tentuar t’i afrohet avionit, njëri prej personave i ka kërkuar që të largohej, duke e paralajmëruar që të mos afrohej as edhe një hap të vetëm.

“Banorët kanë ndjerë zhurmë të madhe si punë granate. I pari erdhi një çoban. Erdhën dhe disa të lagjes. Kanë parë disa njerëz aty, dy njerëz dhe nuk i kanë lënë të afrohen. Aq thonë, se më afër nuk i kanë lënë të afrohet. Njëri fliste shqip. Më pas erdhi fuoristrada dhe i kanë marrë dhe kanë ikur në punë të vetë. ‘Mos u afro këtu. Mos u afro as një hap më këtej, largohu!’, u kanë thënë. Kaq!”, u shpreh ai.

Kryeplaku deklaroi se dy personat e paidentifikuar kanë qëndruar rreth 30 minuta në zonë përpara se të largoheshin me fuoristradë.

“Në zonë kanë qëndruar rreth 30 minuta sipas asaj që kanë deklaruar. Në atë moment kanë qenë larg. Barinjtë kanë qenë më shumë se 1 km larg duke ushqyer bagëtitë. Ka pësuar defekt dhe ka thyer gardhin që ndanë parcelat e fshatarëve. Për fuoristradën nuk e di se kush e ka sjellë. Tërë verës vinin turistë dhe zbrisnin me parashuta privatet në lëndinat e bukura këtu. Për këtë këna menduar se janë turistë. Unë jam rreth 50 metra afër vendit të ngjarjes pasi jam duke pritur Policisë. Jam duke pritur Policinë këtu që të vijë. Nuk jemi aty afër”, shtoi më tej.

NGJARJA

Ka qenë ora 9 e mëngjesit të djeshëm, kur avioni i vogël është ulur në mënyrë emergjente në një livadh në zonën e Kelmendit, në një distancë jo të largët nga kufiri me Malin e Zi. Avioni ka tentuar të ngrihet përreth 30 minuta, por nuk ka mundur për shkak të defektit që kishte pësuar. Policia e Shkodrës ka marrë informacion disa orë më vonë për rrëzimin e avionit. “Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël. Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit”, sqaroi Policia e Shkodrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.