E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeprokurore apo sekretare e ministrit të Brendshëm…
Lajme

Kryeprokurore apo sekretare e ministrit të Brendshëm…

Kryeprokuroja Arta Marku ishte e pranishme në një takim të thirrur nga Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, për të cilin zyrtarisht u tha se kishte të bënte me operacionin forca e ligjit. Por ajo që bie në sy nga fotot e takimit ishte pozicioni ku është ulur Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme në këtë tryezë.

Ajo është ulur në krah të Xhafës dhe fare lehtë mund të ngatërrohet me një sekretare, nëse nuk do të njihej.

Në takime të tilla, zakonisht në atë pozicion qëndron sekretarja e organizatorit të takimit, por në rastin konkret ishte ulur Arta Marku.

Në një vend normal, Prokurorja e Përgjithshme, ka një tjetër pozicion, dhe kjo mjafton të shihet edhe në vendet fqinje.

Por duket se në Shqipëri, posti i Kryeprokurores nuk ka atë peshë që duhet të ketë, ose atë të pritshmen, jo nga pozicioni dhe forca që i jep ligji, por nga imponimi që duhet të përcjellë drejtuesja e organit të akuzës.

Arta Marku u zgjodh në seancën e 18 Dhjetorit me 69 votat e PS-së, me një proces tërësisht të kontestuar nga opozita, për shkak të shkeljes kushtetuese, ndërsa më parë ishte paralajmëruar përzgjedhja e saj në këtë detyrë, edhe pse formalisht Komisioni i Ligjeve çeli një garë me rreth 7 kandidatë, një pjesë e të cilëve u promovuan nga Marku pasi morri zyrtarisht detyrën

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.