E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeprokurori Çela në Kuvend Lufta kundër pastrimit të parave duhet të jetë objektiv prioritar
Lajme

Kryeprokurori Çela në Kuvend Lufta kundër pastrimit të parave duhet të jetë objektiv prioritar

Çela parashtroi një përmbledhje të raportit për vitin 2021, prokurorët që janë ndjekur me 47 mijë procedime penale nga të cilat 28 mijë janë procedime të regjistruara këtë vit. Ka një rritje të procedimeve penale të mbartura. Sa i përket gjykimeve të posaçme nuk janë të kënaqshme të dhënat. Në lidhje me vendimet e gjykatës rezulton se janë dënuar mbi 8000 të pandehur. Për 144 prej tyre është dhënë vendimi për të deklaruar ata të pafajshëm.Lufta kundër pastrimit të parave ka qenë objektiv prioritar. Me gjithë rezultatet e arritura ende mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim. Sa i përket korrupsionit prokurorët kanë rritur rolin aktiv me hetime prokatike për korrupsionin që lidhet me detyra. Janë arrestuar në flagrancë 40 persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Çela shtoi se persa i përket hetimeve për rastet e korrupsionit prokurorët kanë rritur rolin aktiv për hetimet proaktive.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.