E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryesia e MEK në Francë i bën thirrje SHBA-së: Dënoni sjelljen kriminale nga policia shqiptare në Manzë
Lajme

Kryesia e MEK në Francë i bën thirrje SHBA-së: Dënoni sjelljen kriminale nga policia shqiptare në Manzë

Pas përplasjeve në kampin e muxhahedinëve të MEK në Manzë, ka reaguar edhe Qendra e Muxhahedinëve në Francë. Kjo e fundit ka bërë të ditur se viktima është identifikuar si Abdul Wahab Farajinejad (Ali Mansherari), ndërsa 100 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. Sipas tyre, kontrolli me forcë i ditës së sotme nga policia shqiptare e kryer në kamp, u kujton atyre sulmet kriminale të forcave të Nouri al-Maliki në kampin Ashraf në Irak midis viteve 2009 dhe 2015. Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezidencës së Iranit, ka pasqyruar tensionet e krijuara ditën e sotme.

REAGIMI I PLOTË:

Sulmi i papritur nga më shumë se 1000 policë shqiptarë në Ashraf 3, martirizimi i një anëtari të MEK-ut. Më shumë se 100 persona u plagosën nga gjuajtja me sprej piper, disa prej tyre në gjendje kritike

Me urdhër të fashizmit fetar që sundon Iranin, mëngjesin e sotëm rreth 1000 policë shqiptarë sulmuan Ashrafin në një sulm kriminal dhe shtypës. Ata thyen shumë dyer, dollapë dhe pajisje dhe sulmuan banorët me gaz lotsjellës dhe sprej piper. Shumë kompjuterë u prishën ose u morën.

Si rezultat i këtij sulmi kriminal, një anëtar i Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK), z. Abdul Ëahab Farajinejad (Ali Mansherari), u vra dhe më shumë se 100 njerëz u plagosën për shkak të gjuajtjes së policisë me sprej piper. Shumë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën dhe disa janë transferuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Veprimet e policisë shqiptare të kujtojnë sulmet kriminale të forcave të Nouri al-Maliki në kampin Ashraf në Irak midis viteve 2009 dhe 2015.

Rezistenca iraniane kërkon që qeveria amerikane dhe Kombet e Bashkuara, të cilat kanë garantuar vazhdimisht sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të Ashrafit, të dënojnë këtë sjellje kriminale dhe barbare dhe të japin garancitë e nevojshme për të parandaluar këto lloj sjelljesh të jashtëligjshme që shkelin në mënyrë flagrante shumë traktate ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën për Statusin e Refugjatëve, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Bashkimi Evropian, për anëtarësimin e të cilit Shqipëria ka aplikuar, duhet të dënojë këtë sulm barbar dhe të kërkojë llogari nga qeveria shqiptare për këtë sjellje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.