Kryesoret, Politikë Monika “kërcënon” të vetët/ Kushdo e do Ramën dhe kush pret tendera poshtë shtëpisë së Erion Veliaj qoftë edhe i LSI-së le të shkojë!
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Opinion’ në News 24 foli mbi qëllimet e opozitës, ku theksoi se qëllimi kryesor është rrëzimi i kryeministri Rama, duke e cilësuar këtë të fundit si problemin kryesor të shqiptarëve, si edhe duke i mëshuar faktit se koha e Ramës sipas saj ka mbaruar dhe se ai është shkaktari i shkatërrimit të ekonomisë shqiptare.
Gjithashtu Kryemadhi në vijim të fjalës së saj tha se “Kushdo që qëndron poshtë shpisë të Erion Veliaj për tendera e kushdo ta dojë Ramën edhe nga LSI –ja, le të shkojë me të”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



