E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krytari i Bashkisë: Hari Lenës nuk i kemi dhënë leje ndërtimi
Lajme

Krytari i Bashkisë: Hari Lenës nuk i kemi dhënë leje ndërtimi

Në fotot e publikuara së fundi shihet qartë se në shtratin e lumit ka nisur ndërtimi i një ure, sipas denoncimeve që do t’i shërbejë biznesmenit të zonës Hari Lena.

Ndoni thotë se ndërtimi është konstatuar në muajin shtator, ndërsa kur ai ka shkuar në vendin ku janë bërë edhe fotot nuk është gjetur njeri, ndërsa i është lënë detyrë Policisë së Rendit për të gjetur kush fshihet pas këtyre punimeve.

“Mesa di unë ky ndërtim ka filluar në fillim të muajit shtator, për momentin janë çuar vetëm material, kur kemi shkaur bashkë me Policinë nuk kemi gjetur njeri, i është lënë detyrë Policisë së Rendit që të gjejë se kush janë personat që po bëjnë këto punime”, shprehet Ndoni.

Ai saktëson se pas shkuarjes së Policisë dhe personelit të Bashkisë në vendin ku janë parë materialet e ndërtimit, në zyrat e Bashkisë është depozituar kërkesa për ndërtim nga ana e biznesmenit Lena.

‘’Tek ne nuk është paraqitur asnjë njeri, Policia ka ardhur te ne që të marrë mendimin në lidhje me punimet. Më pas është depozituar nga zoti Hari Lena për të kërkuar leje dhe ne nuk i kemi dhënë”, shprehet më tej kreu i Bashkisë.

Kryebashkiaku shprehet se disa nga shkaqet që leja nuk është dhënë janë sa mjedisore po aq edhe ligjore, pasi sipas tij deri në përfundimin e planit rregullues Bashkia nuk ka të drejtë që të jap leje.

‘’Edhe njëherë në momentin që kanë shkuar Policët është në fillim të shtatorit, sot nuk kam shkuar në terren, pasi çështja po mbahet në mbikqyrje nga Policia e Rendit. Tani të shkojnë personat e urbanistikës.

Kur kemi shkuar për herë të parë kemi mbajtur procesverbalin, dhe nuk ka ndryshim nga atëherë, është e njëjta që kanë dalë në foto, fotot që po qarkullojnë janë të shtatorit.

Ka shumë gjëra se pse nuk e kemi pranuar kërkesën e zotit Lena, që është nga shtrati i lumit, deri të moskompetenca e Bashkisë për të dhënë leje. Nga informacionet e mija kjo është situatë që në fillim të shtatorit dhe kjo nuk është e sotshme”

Sot Brizida Gjikondi ka denoncuar në shtatin e lumit teksa i bënte një thirrje për Edi Ramën duke i cituar atij edhe një deklaratë që bënte pak kohë më parë për Vjosën.

Sipas aktivistes biznesmeni Hari Lena i cili ka fabrikën e ujit ”Trebeshina” kërkon të ngrej kullë betoni, dhe pas kësaj një urë mbi Vjosë për ta kaluar nga ana tjetër.

Në ditët në vijim priten të tjera detaje në lidhje me këtë situatë në shtratin e Vjosës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.