Kryetari i Bashkisë së Kremones përfundon në karantinë
Kryetari i Bashkisë së Kremones, Gianluca Galimberti, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në ‘Facebook’.
“Kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Jam i karantinuar. Kam ethe dhe pak kollë dhe ftohje, por nuk kam probleme me frymëmarrjen dhe shpresoj të mos kem gjatë ditëve në vazhdim. Më duhet të mbaj veten të monitoruar dhe të ngadalësoj ritmin sepse nuk jam në formë, por vazhdoj të punoj nga shtëpia, në karantinë, për qytetin, në kontakt me ekipin e Këshillit dhe Bashkisë “, shkruan Galimberti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



