E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetari i PD,  Basha: Atë që s’ka bërë tetë vjet  Rama mendoni se do ta bëjë në 4 vitet e ardhshme?
Publik News

Kryetari i PD, Basha: Atë që s’ka bërë tetë vjet Rama mendoni se do ta bëjë në 4 vitet e ardhshme?

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama nuk do të bëjë në mandatin e tretë qeverisës ato që nuk bëri në 8 vite, ndaj tha se vendit i duhet një ndryshim.

 

Ndryshimi sipas Bashës vjen duke “larguar të keqen”.

“Unë jam shumë optimist, e keqja do të marrë fund më 25 prill. Më 25 prill do të nisim ta shërojmë Shqipërinë. Më 25 prill do të nisim të shërojmë edhe ekonominë, edhe shërbimet publike.

Do të kemi një qeveri që mendon për shqiptarët, jo që mbush xhepat.

Ai e ka zgjedhur rrugën e tij, 8 vjet këtë punë ka bërë, mendoni se do ndryshojë? Atë që s’ka bërë tetë vjet mendoni se do ta bëjë në 4 vitet e ardhshme?

Sigurisht që jo.

Ndaj duhet një ndryshim e ndryshimi fillon duke larguar të keqen.

Ju garantoj një gjë, që guri i mullirit që rrotullohet e bluan fatet e shqiptarëve sa herë ka rrotacion politik do ndalë, këtë herë ndryshimi do jetë ndryshim për mirë, për të gjithë”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.