E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetari i PS për Tiranën reagon pas humbjes: Ndjesë, punova fort për objektivin e partisë
Publik News

Kryetari i PS për Tiranën reagon pas humbjes: Ndjesë, punova fort për objektivin e partisë

Kryetari i Partisë Socialistë të Tiranës, Ervin Bushati nuk do të jetë në parlamentin e ri, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

ervin bushati

Pas humbjes në qarkun e Tiranës, Bushati në një postim në Facebook thotë se ka punuar për të arritur objektivin e Partisë Socialiste.

“Unë si qytetar i Tiranës, i pari i kryesisë së PS Tiranës, punova fort për objektivin e Partisë Socialiste: pastër, drejtë dhe suksesshëm. PS Tiranë mori një numër rekord votash: +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë”,shkruan Bushati.

I pari i socialisteve për Tiranën kërkon ndjesë për përitshmëritë e ulëta individuale, por siç shkruan vetë ai “më e bukur është fitorja e madhe e PS”.

Ervin Bushati ishte i renditur i treti në listën e PS për Tiranën, por mori vetëm 2990 vota.

Reagimi i Ervin Bushatit

𝐓𝐄̈ 𝐏𝐔𝐍𝐎𝐉𝐌𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐏𝐒

Unë si qytetar i Tiranës, i pari i kryesisë së PS Tiranës, punova fort për objektivin e Partisë Socialiste: pastër, drejtë dhe suksesshëm.

PS Tiranë mori një numër rekord votash: +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.

Në cilësinë e Kryetarit të PS Tiranë ndieja se kisha përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe: #PS12🌹

Falenderoj mbështetësit e mi për të gjithë energjinë dhe qytetarinë e treguar dhe ndjesë, po perseri për mbështetësit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranës, për pritshmëritë individuale: me e rëndësishme dhe më e bukur është 𝐅𝐈𝐓𝐎𝐑𝐉𝐀 𝐄 𝐌𝐀𝐃𝐇𝐄 𝐄 𝐏𝐒! 🙏🏻

Tani na pret një punë edhe më e madhe!!!

Kryetari i PS Tiranë, 𝐄𝐫𝐯𝐢𝐧 𝐁𝐮𝐬𝐡𝐚𝐭𝐢.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.