Kryetari në detyrë i PD-së Lulzim Basha ka dhënë një tjetër mesazh në lidhje me zgjedhjet për drejtuesin e ri të demokratëve
Sot është testi i parë pas masakrës zgjedhore. Ne sot tregojmë vlerat, forcën dhe bashkimin tonë. Partia Demokratike është gati për të vazhduar betejën deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi. Demokratët janë gati të luftojnë për ndryshimin, për demokracinë, për Shqipërinë”, shkruan Basha në rrjetet sociale.
Më herët sot Basha dha një prononcim për mediat pas votimit, duke e konsideruar procesin si unik dhe të bazuar te vlerat e demokracisë, si konkurrenca dhe shprehja e lirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



