E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK
Lajme

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk dihet arsyeja, por Bufi është kallëzuar në SPAK nga opozita për dy vepra penale nga ana e Bufit, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas kallëzimit, kryebashkiakja ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.

Po ashtu rreth një vit më parë, dega e PD në Roskovec ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, duke e akuzuar Bufin për abuzime me tenderat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.