Ku janë shqiptarët sot, pas Lamtumirës Britanike e Evropës?
Sot kam dëshire te shkruaj shume shkurtimisht disa te dhena qe i vleresoj si shume te rendesishme per miqte e interesuar per informacione me konkrete lidhur me ate cfare po ndodh sot ne bote, pertej mureve te propagandes dhe te rrenave me integrim qe i brockullis kasta politike oligarkike e Tiranes (per nevojat e saj). Kete e bejne per te mbajtur te nenshktruar sklleverit ne vendin me te mjeruar ne Evrope dhe prej vendeve me te paditura ne bote, qe eshte fatkeqsisht Shqiperia jone.
Po shikoja Parlamentin Evropian me vemendjen qe meritonte ngjarja me e rendesishme e globit, prej gati 20-30 vjetesh.
Nigel Farage duke pershendetur dhe duke i thene lamtumire Evropes nga salla e Parlamentit nepermjet tundjes dhe lekundjes se flamurit britanik dhe nje Eurodeputete qe pas fjalimit te saj shpertheu ne te qara, pasi e kupton mire cfare do te thote kjo. Eshte mire qe si cdo popull tjeter ne bote edhe shqiptaret te kuptojne se:
Pranimi i Evropes sot dhe miratimi i daljes se Britanise nga BE eshte nje faqe e re per historine moderne te botes.
Prej renies se murit te Berlinit pas perfundimit te Luftes se Ftohte, duke vijuar me ngjarjen me te rendesishme qe ndryshoi boten, aktet terroriste te 11 Shtatorit, duke vijuar me pas me renien e Sadam Huseinit ne Irak, vrasjen e Bin Laden, Lindjen e ISIS, e ashtuquajtura “Pranvera Arabe”, lufta per gazin dhe naften ne Mesdhe ndermjet Izraelit, Turqise, Egjiptit, Libise, Greqise dhe SHBA-ve, perballja me Iranin, lufta tregetare e Amerikes me Kinen, rritja e influences ruse ne Lindjen e Mesme dhe ne bote, si dhe zhvillimi me i fundit qe eshte nga me te rendesishmit e historise moderne politike te botes, qe quhet “Marreveshja apo Pazari i Shekullit” qe i jep de-facto goditjen vrastare dhe perfundimtare asaj qe quhet “Ceshtja Palenstineze”. Te gjitha keto zhvillime nuk jane asgje me shume se nje megaskene qe ka si qellim perfundimtar rikonfigurimin e zonave te influences ne bote ndermjet dy kampeve me te rendesishme te globit. Kampi Amerike -Britani e Madhe dhe kampi Rusi-Kine. Eshte e rendesishme te theksohet Uashington –Londër dhe jo Uashington BE dhe aksit Pekin –Moske.
Bashkimi Evropian eshte tashme nje entitet politiko -ekonomik qe po perjeton dhe do te perjetoje edhe ne te ardhmen zhvillime dhe perplasje shume te medha ndermjet rrymes liberale dhe asaj konservatore deri ne nje moment te dyte kur te kuptohet se ku deshirojne dhe aspirojne qytetaret e BE te bejne pjese. Tek kampi Uashington -Londer apo tek kampi Moske -Pekin. Evropa e humbi sot mundesine per te qene pol me vete ne skenene boterore me daljen e Britanise dhe kjo eshte e lidhur me gerryerjen e saj nga brenda prej aksit neoliberist qe e shtyu Britanine te dale nga Evropa. Nxenesit e Churchillit nuk mund te lejonin dominacen ekonomike te Gjermanise ne Evrope dhe BREXIT ishte zgjidhja e vetme qe u kishte mbetur britanikeve.
Loja sapo eshte hapur dhe ne muajt dhe ne vitet ne vazhdim do te kete zhvillime shume te medha dhe te rendesishme qe do te percaktojne fatet e e reja te botes dhe fushat e dominances. Nuk ka dhe as priten ndryshime kufijsh apo transformime te shteteve, por pritet ridimensionimi i zonave te influences prej dy kampeve te medha te krijuara rishtas ne bote gati 30 vjet pas perfundimit te Luftes se Ftohte.
Shqiptaret duhet te jene te vemendshem qe te ndjekin me kujdes te gjitha keto zhvillime, jo se kane mundesi te jene ndikues ne to, por sepse vendi mund te rreshkase per tek zona te rrezikshme influence ne pesedhjete apo njeqind vitet e ardhshme dhe historia e botes nuk shkruhet edhe aq shpesh.
Shqiptaret duhet te zgjohen dhe te pozicionohen sakte sepse kjo pushtetaret e tyre mund t’i shesin ata atje ku nuk deshirojne, pasi ne kembim te pushtetit te tyre, klasa jone politike antishqiptare nuk e ka problem te beje te gjitha marreveshjet e zeza qe bien ndesh me interesat strategjike te anetaresise se Kombit. /Puls7.com
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



