E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ku ndahet Vjosa Osmani me Ramën, Taksa e rrugës dhe shkëmbimi i erritoreve…
Publik News

Ku ndahet Vjosa Osmani me Ramën, Taksa e rrugës dhe shkëmbimi i erritoreve…

Nga ky takim pati vetëm fotografi nga zyra e kryeministrit, por asnjë njoftim për temat që kanë ndarë mes tyre. Kryeministri Rama dhe Presidentja në detyrë e Kosovës ndajnë qëndrime të ndryshme për çështjet që lidhen me të dyja vendet. Mesa duket, për shkak të këtyre qëndrimeve dhe deklaratave të zonjës Osmani dy ditë më parë për çështjen e “minishengenit”, Kryeministri Rama nuk ka qenë i pranishëm në sallën e Parlamentit, kur Presidentja e Kosovës do të mbante një fjalë para deputetëve. Kjo tregon se zonja Osmani, bashkë me ishKryeministrat Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe Albin Kurti, të cilët kanë kundërshtuar qëndrimet e Ramës për raportin Kosovë-Serbi, kanë hyrë në listën e jo të dëshiruarve të Kryeministrit shqiptar.

TAKSA E RRUGËS

Por ku ndahet zonja Osmani me Kryeministrin rama për temat që prekin Kosovën dhe dialogun e saj me Serbinë. Nga foltorja e Kuvendit, Osmani tha se Kosova nuk ka nevojë për barriera të vendosura nga Shqipëria. “Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Në kohën e integrimit europian vendosja e çdo barriere komunikimi mes dy vendeve tona është kundër frymës së lëvizjes së lirë. Na lini të vijmë në Shqipëri, ashtu siç deshëm të vijmë të parët tanë, ashtu siç deshëm ne dhe do duam të vijnë të parët tanë”, tha Osmani. Por Kryeministri Rama e ka cilësuar taksën e Rrugës së Kombit si një tarifë për ta mirëmbajtur këtë rrugë. “Hashimi, Ramushi, Albini bëjnë propagandë. Kurtit i thashë se nuk hiqet taksa, nuk mbahet ndryshe. Ajo tarifë është vendosur për një parim shumë të thjeshtë, nuk ka pasur lidhje as me Kosovën, as me Shqipërinë, as me ndonjë rajon tjetër. Bëhet fjalë për një investim shumë të madh që ka përmirësuar trafikun, e ka përmirësuar apo jo?”, është shprehur Rama.

SHKËMBIMI I TERRITOREVE

Zonja Osmani akuzoi politikanët se janë munduar të bëjnë shkëmbime territoresh me Serbinë. “Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territor të saj e as me koncesione të tjera, për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje e të dënohet. E jo të shpërblehet. Dhe kjo duhet të jetë e qartë për këdo dhe ta themi me zë të lartë këtu e në çdo vend tjetër të botës”, u shpreh zonja Osmani dje në Kuvend. Nga ana e tij, Kryeministri Rama ka thënë se “është një çështje që i takon shtetit të Kosovës. Nga një anë në Kosovë ka një debat mbi një ide, jo një platformë”. Por ka qenë ishkëshilltari i Presidentit amerikan Trump, Bolton, i cili ka deklaruar se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë thuajse në pozicionin që nëse Kosova e Serbia do të binin dakord për shkëmbimin e territoreve, ai do ta mbështeste. “Rama kishte thuajse pozicionin se nëse palët do të binin dakord, ai do ta mbështeste”, është shprehur Bolton.

“SHENGENI BALLKANIK”

Kreu i qeverisë, Rama, është një nga iniciatorët dhe mbështetësit e “Shengenit ballkanik”. Por Presidentja e Kosovës u shpreh se ai favorizon Serinë. “Ka shumë shpresa për ta bindur Kryeministrin Rama që ky nuk është projekt që favorizon Kosovën dhe Shqipërinë. Fatkeqësisht, ai e bindi Kryeministrin Hoti që ta nënshkruajë. Ajo çka do kërkoj është ta kemi dokumentin. Ne vetëm flasim, por nuk kemi asnjë dokument se çfarë është ky “mini-Shengen”. Mendoj që nga fillimi është gabim”, tha Osmani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.