E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KU PO SHKOJME?  A KA VIZION ZHVILLIMI SHQIPERIA SOT!
Sot

KU PO SHKOJME? A KA VIZION ZHVILLIMI SHQIPERIA SOT!

BB: Shqipëria duhet të mendojë nga do të vijë rritja [breaking_news_ticker id=”1″ t_length=”35″ bnt_cat=”” post_type=”post” title=”Breaking News” show_posts=”5″ tbgcolor=”222222″ bgcolor=”333333″ bnt_speed=”500″ bnt_direction=”up” bnt_interval=”3000″ border_width=”0″ border_color=”222222″ border_style=”solid” border_radius=”0″ show_date=”show” date_color=”b23737″ controls_btn_bg=”dd3333″ bnt_buttons=”on”]pas përfundimit të TAP dhe HEC-eve mbi Devoll

Besnik J.  Aliaj

Ndersa tensioni politik dhe shurdheria e qeverisjes ne teresi rriten cdo dite, Shqiperise i mungon totalisht nje program real zhvillimi? Ne vitin 2005 mire ose keq nje grup ekspertesh te rinj hartuan nje program zhvillimi i cili sot e pas me shume se nje dekade ka nevoje te ribehet urgjentisht. Jo vetem nga qeveria dhe vetem opozita, por nga te gjithe aktoret per zhvillim te shoqerise se bashku! Sot, tre mandate politike me pas askush nuk mendon se nga do vije rritja tjeter ekonomike per vendin, pas investimeve masive ne rruge dhe energji. Natyrisht kjo etape zhvillimi pati pervec rritjes edhe efekte negative ne disa raste, sidomos sa i takon mjedisit! Por pati edhe mjaft ide te mira qe i dhane hapesire njerezve dhe sipermarrjes se lire. Pati edhe nje sens me human, edhe pse nuk mungoi korrupsioni. Por tani qe jemi prej disa vitesh ne recension ekonomik dhe politik, duhet urgjentisht te ngreme pyetjen nga do te vije rritja e re ekonomike per Shqiperine ne dekaden e ardhshme, dhe si do minimizojne shqiptaret efektet sekondare negative te zhvillimit, dhe si te ruajme qendrueshmerine ne zhvillim? Por ne fakt sot askush nuk mendon per kete, sepse i kemi ulur kaq shume standardet dhe po diskutojme per elementet me bazike te demokracise sikur te jemi perseri ne vitet e mbrapshta 91 dhe 97. Per me teper askush nuk degjon ne kete histeri politike dhe arrogance qeverisese! Sa keq dhe sa poshte kemi rene! Me ngacmoi ky shkrim me disa pyetje qe ngre Banka Boterore. Por cte them? Ide nuk eshte se ska! Sot Shqiperia ka struktura dhe berthama qe mund te japin kontribut real per kete gje! Por nuk degjon kush dhe kjo eshte bere tashme shurdheri sistematike per te keqen e vendit dhe progresit! Na duhet nje permbysje e madhe. Dhe jo vetem Qeveri Teknike, por nje Shqiperi Teknike sic thote prof. Artan Fuga …

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.