E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuba goditet nga një termet  i fuqishëm me magnitudë 6.8, jepet alarmi për tsunami
Bota

Kuba goditet nga një termet i fuqishëm me magnitudë 6.8, jepet alarmi për tsunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter goditi Kubën Lindore të dielën, duke shtuar peripecitë e kubanezëve pas javësh të mbushura me uragane dhe ndërprerje energjie që kanë lënë ishullin në një situatë të vështirë.

Sipas informacioneve paraprake, nuk ka raportime për dëme apo njerëz të lënduar, ndërkohë autoritetet ka dhënë alarmin për tsunami.

Banorët e qytetit të dytë më të madh të Kubës, Santiago, përjetuan frikë të madhe. Yolanda Tabío, 76 vjeç, tregoi se njerëzit dolën me shpejtësi në rrugë dhe vazhduan të qëndrojnë të shqetësuar pranë dyerve të shtëpive. Ajo përmendi se ndjeu të paktën dy pasgoditje pas tërmetit, por nuk kishte dëgjuar për dëme në rrethin e saj.

“Duhet ta shihnit se si çdo gjë lëvizte, muret, gjithçka,” tha ajo për Associated Press.

Ky tërmet ndodh në një periudhë të vështirë për Kubën.

Të mërkurën e kaluar, Uragani Rafael i kategorisë 3, goditi Kubën Perëndimore me Kubën Perëndimore me erëra të forta që shkaktuan ndërprerje totale të energjisë në të gjithë ishullin, shkatërruan qindra shtëpi dhe detyruan evakuimin e qindra mijëra njerëzve. Disa ditë më pas, një pjesë e madhe e vendit vazhdonte të përjetonte mungesën e energjisë elektrike.

Në tetor, ishulli u godit gjithashtu nga një valë ndërprerjesh të gjata të energjisë, një pasojë e krizës energjetike në vend, e ndjekur nga një uragan i fuqishëm që preku pjesën lindore dhe la pas të paktën gjashtë viktima.

Këto ndërprerje dhe pakënaqësia e përgjithshme kanë nxitur një valë protestash në të gjithë ishullin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.