E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuçovë/ Humbin jetën burrë e grua, plagoset e vajza e tyre në aksident
Lajme

Kuçovë/ Humbin jetën burrë e grua, plagoset e vajza e tyre në aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku një çift të moshuarish ka humbur jetën dhe vajza e tyre ka mbetur e plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit në ‘Rrugën e Drejtë të Kuçovës’, kur makina e drejtuesit A.K. përplasi frezën (mjet bujqësor) që drejtonte Ahmet Kafazi, 81 vjeç, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Selushe Kafazi, 77 vjeçe, dhe vajza e tyre, Feruze Barushi, 58 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, Ahmeti dhe Selushja humbën jetën në vendngjarje, ndërsa Feruze u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për hetime të mëtejshme.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Ngjarja ka shkaktuar trishtim në komunitet, duke nxjerrë në pah rreziqet e qarkullimit në rrugë.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.