E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kujt i hyn në punë hapja e dosjeve 32 vjet pasi komunistët drejtojnë edhe “demokracinë”?
Publik News

Kujt i hyn në punë hapja e dosjeve 32 vjet pasi komunistët drejtojnë edhe “demokracinë”?

Mentor Kikia

Çfarë dosjesh do të hapni tani, 32 vjet pasi ka rënë komunizmi?

Kujt i duhen? Çfarë efekti kanë?

Në asnjë vend të Europës Lindore, ish-komuniste, nuk flitet më për komunistë, dosje e shërbime sekrte. Ata u ndanë njeherë e mirë nga e shkuara, menjëherë sapo e rrëzuan komunizmin. Ndërsa ne kemi 30 që tërhiqemi zvarrë me histori komunistësh dhe sigurimsash, dhe dosjet nuk i hapëm kurrë. Sepse komunistët dhe sigurimsat mbushën dhe drejtuan PS-në dhe PD-në. Nëse do të ishte pastruar politika nga njerëzit e Sigurimit, atëherë ne nuk do të ishim këtu sot, ende peng i një kaste politikanësh të korruptuar që nuk ngopen, nuk dorëzohen, nuk i ikin karriges, në pushtet dhe në opozitë.

Një grusht njerëzish që vijnë nga ajo epokë, kanë marrë peng një vend në mes të Europës. Kanë marrë peng një popull të varfër, të shtypur, të trembur dhe po e zvogëlojnë çdo ditë e më shumë.

Rajone të tëra të vendit janë bosh.

Bosh ore bosh!

Fshatra e qytete që s’kanë më njerëz. Sepse bastardët kështu e sundojnë më mire.
Pa shtresë të mesme, pa rini. Askush nuk flet, askush nuk bërtet.
Dhe tani miratohet ligji për dosjet. Epo mirë, më mirë vonë se kurrë.
Por sërish do të hapen ato që “vlerëson“ Autoriteti.

Ligj për gjueti shtrigash në luftën mes llojit.

Shqiptarë, duhet të refuzojmë në bllok këtë kastë politike të vjetër, të inkriminuar e të korruptuar.
Jo të ikim natën për të mos parë rrugën e kthimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.