Kukan: Mbështes plotësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces!
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin që qershorin e vitit të ardhshëm të hapin negociatat me Bashkimin Evropian.
Ky ishte vendimi i djeshëm i ministrave të Jashtëm, ndërsa sot përshëndetet edhe nga eurodeputeti Eduard Kukan.
Ai shprehet se të dy vendet meritojnë një mesazh të qartë për e negociatave të pranimit.
“Përshëndes konkluzionet e djeshme të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme për hapjen e rrugës për negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Dua të përgëzoj të dy vendet për përparimin e bërë në axhendën e integrimit në BE. Ato meritojnë një mesazh të qartë për fillimin e negociatave të pranimit.
Një vit u është dhënë vendeve të vijnë në tryezën e negociatave, që pasqyron diskutimin e brendshëm të Këshillit mbi procesin e zgjerimit të BE. Unë mbështes plotësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces dhe i besoj angazhimit të tyre në axhendën e reformave.
Pres që të punoj me partnerët tanë gjatë muajve të ardhshëm dhe jam gati të eci me ta në rrugën drejt negociatave të pranimit “, shprehet Kukan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



