E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukës/  Probleme me energjinë nga moti i keq
Lajme

Kukës/ Probleme me energjinë nga moti i keq

Gjatë natës së mbrëmshme Kukësi është përfshirë moti i keq.

Stuhia e shiut shoqëruar me era të forta i ka lënë vendin borës në lartësit 650 metra mbi nivelin e detit.

Reshjet e borës kanë përfshirë njësitë administrative si Kalisë, Arrën, Surroj, Bushtricë, Gryk-Çajë, Ujmishtë, Topojan, Shishtavec e Borje. Trashësia e borës në këto zona nuk i ka kaluar 10 cm duke mos sjell probleme në qarkullimin e mjeteve apo izolim të fshatrave.

Ndërkohë reshjet e shiut gjatë natës kanë sjell rënje të gurëve në disa segmente rrugore rurale dhe nacionale, si ato Kukës-Bushtricë, Kukës-Çaf Mali apo Kukës-Shishtavec pa shkaktuar bllokim të rrugëve.

Sa i takon furnizimit të popullsisë me energji elektrike ka patur probleme të ndërprerjes herë pas here në disa zona malore por edhe në rrethinat e qytetit të Kukësit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.