Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë!
“Jam i kënaqur. Justifikohen investimet që janë bërë. Ne kishim objektiv kampionatin, por faktori fushë në ka penalizuar shumë. Me marrjen e Kupës është justifikuar investimi. Jemi të kënaqur.
E ardhmja e trajnerit Gjoka…
Gjoka ka pasur në kontratë këto 2 objektiva, të cilat i ka realizuar. Gjoka është i konfirmuar do të vazhdojë në Kupat e Europës. Uroj të ecim sa më lartë.
Kë do të veçonit nga elementët e grupit? Keni ndonjë të preferuar?
Sot sa kemi marrë Kupën, jemi duke gëzuar. Në bashkëpunim me trajnerin do të shikojmë për lojtarët. Besoj se mbi 90% do jenë pjesë e skuadrës. Jemi në bisedime me Rexhinaldon. Kemi bërë një marrëveshje paraprake. I ngelet atij të vendosë. Nuk ka firmosur ende.
A ka luftuar Kukësi për ta rrëzuar nga kategoria Tiranën?
Ne gjithmonë kemi thënë që Tirana nuk duhet të bjerë nga kategoria. As më ka shkuar në mend ta luftoj Tiranën. Këta janë zëra të këqij. Nxitohen shumë disa trajner kur flasin. Unë kam qenë i akuzuar për ta mbrojtur Tiranën. Më vjen mirë që Tirana është në Superligë. Kurrë nuk e kam menduar të jem dashakeqës ndaj Tiranës. Ata që thonë ndryshe e kanë shumë gabim.
Objektivi i Kukësit në Europë…
Besoj se do kemi objektiv kalimin e turneve në Kupat e Europës. Mund të marrim 4 lojtarë në merkato. Të shikojmë edhe shortin. Objektivi i lartë është kalimi në grupet e Europës. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Kemi probleme me mbrojtjen. Do ta kompletojmë shumë shpejt. Pastaj të shohim si do të shkojnë gjërat.
Duhet ta kalojmë Takajn. Duhet të arrijmë në grupet edhe atje të bëjmë disa historia të bukura, t’ia kalojmë Takajt. T’i marrim ndeshjet 1 nga 1 dhe nuk duhet të kalojmë në vetë kënaqësi. Na duhen disa lojtarë për t’u kompletuar. Po qe se do ta kompletojmë ekipin, besoj që do ecim larg, objektivi patjetër që do të jetë grupi. Ajo është qetësia mbi tortë për ne. Gjithsesi të shikojmë.
Ernest Gjoka është shfaqur shumë i kënaqur me fitoren e “Kupës së Shqipërisë” duke mundur Tiranën. Trajneri i verilindorëve ka folur në emisionin “Gol pas Goli”, në “Supersport”, jo vetëm për ndeshjen, por edhe vazhdimësinë.

Kukësi ynë, fitoi Kupën e Shqipërisë!
Kjo është një fitore për të gjithë kuksianët kudo që ndodhen!
Falenderoj çdo lojtar, stafin dhe çdo tifoz, pa të cilët ky trofe nuk do të vinte në Kukës!
Kukësi meriton më shumë, ndaj bashkarisht të vijojmë të realizojmë objektivat për Kukësin tonë!
Bashkë, gjithmonë ia dalim!!!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



