E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukësi zhvillon stërvitjen e parë pas largimit të Gegës
Publik News

Kukësi zhvillon stërvitjen e parë pas largimit të Gegës

Emërohet një trajner i përkohshëm

Klubi i Kukësit vazhdon punën për të afruar trajnerin e ri, pro për momentin, ka emëruar një të përkohshëm që të vijojë punën me ekipin deri të zyrtarizohet firma me Enkelejd Dobin, atë me të cilin është arritur një akord paraprak.

Sot, ekipin e ka drejtuar Rraman Hallaçi, i cili ka drejtuar ekipin në seancën stërvitore për të filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat. Ai do të jetë në krye të skuadrës derisa të emërohet Dobi në drejtimin e Kukësit.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Ekipi ishte i plotë në stërvitje, teksa ndaj Partizanit nuk do te jetë i gatshëm mbrojtësi Tiago Ferreira i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Teutës.

Ditët në vijim do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri që do të marrë drejtimin e skuadrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.