E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kumbulla dhe Verona “hedhin në tapet” Juven
Publik News

Kumbulla dhe Verona “hedhin në tapet” Juven

Verona e Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit i befasoi të gjithë sot duke mposhtur me përmbysje të çmendur Juventusin e frikshëm me rezultatin 2-1. 
EQOylDmWAAAARkv

-Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 21-ë, ku Marash Kumbulla devijoi saktë me kokë krosimin e Gynter. Por, gjyqtari i takimit e anulloi golin i ndihmuar nga pamjet e VAR-it, ku konstatoi se 19-vjeçari ndodhej në pozicion jashtë loje gjatë aksionit të golit.

-Në minutën e 65-ë, Kristiano Ronaldo arriti të kalonte në avantazh kampionët e Italisë pas një kundërsulmi spektakolar nisur nga gjysmëfusha e Juventusit. Amir Rrahmani e ndoqi yllin portugez deri në momentin e fundit, por nuk mundi ta ndalonte së shënuari.

-Me golin ndaj verdhebluve, Ronaldo vendos rekord të ri në historinë e Juventusit duke u bërë lojtari i parë që shënon në 10 ndeshje radhazi.

-Por, vendasit reaguan me ish-milanistin Fabio Borini. Italiani depërtoi pa probleme brenda mbrojtjes së Juventusit duke shënuar golin e baraspeshës.

-Verona arriti ta përmbysë ndeshjen me anë të penalltisë së shënuar nga Pacini, e cila u fitua nga mbrojtësi Marash Kumbulla. Kapiteni i Juventusit Leonardo Bonuçi preku me dorë goditjen me kokë të mbrojtësit të talentuar shqiptar.

-Verona i shkaktoi humbjen e tretë Juventusit në këtë sezon. Ky është rezultati më i mirë që verdheblutë kanë siguruar në këtë duke u konfirmuar tashmë si një skuadër e rrezikshme për çdo rival në Itali. Humbja e Juventusit i jep mundësi Interit nesër të barazojë me pikë “Zonjën e Vjetër” duke rindezur luftën për titullin kampion në Itali.

VERONA-JUVENTUS 2-1 (FT)

Golashënues: Borini 76′, Pacini 85’/ Ronaldo 65′

Formacionet titullare Verona-Juventus:

Hellas: Silvestri; Rrahmani, Kumbulla, Gunter; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazoviç; Pesina, Zakanji; Borini

Juventus: Shezni; Kuadrado, Bonuçi, De Ligt, Aleks Sandro; Rabiot, Pjaniç, Bentankur; Dagllas Kosta, Higuaín, Ronaldo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.