Kundërpërgjigjet Facebook, ‘Wikileaks’ publikon e-mailet për lobim ndaj Clinton
‘Facebook” akuzohet se ka mbështetur Donald Trump në zgjedhjet e fundit elektorale, për të marrë drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Së fundmi flitet në mediat botërore për skandalin e njohur si’ Cambridge Analytica” i cili ka detyruar edhe Mark Zuckerbergun që të jap sqarime në lidhje me rolin e ‘Facebook’ në këto zgjedhje.
Vetë kompania konsultuese, “Cambridge Analytica” mohon se ka shkelur ligjet apo ka abuzuar në punën e saj, pavarësisht se Komisionerja e Informacionit në Britani, Elizabeth Denham deklaroi se do të kërkojë nga gjykata autorizimin për të kontrolluar zyrat e kësaj kompanie. “Cambridge Analytica” akuzohet se përdori të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të “Facebook”-ut për të krijuar njoftime të individualizuara, duke shënjestruar votuesit amerikanë me mesazhe të caktuara në dobi të Trump.
Por pas gjithë kësaj mesa duket ‘Facebook’ po i merr masat që të zbehë sa më shumë këtë skandal dhe është kundërpërgjigjur menjëherë këtyre akuzave. “Wikileaks” ka publikuar së fundmi një e-mail i cili është dërguar në 2 janar të 2016 nga kreu i fushatës së Hillary Clinton-it, John Podesta për tek shefja operative e ‘Facebook’, Sheryl Sandberg.
Ata kanë folur me njëri-tjetrin ku shprehen se mezi po prisinin që të bashkëpunonin që Hillary Clinton të merrte postin si Presindente e Amerikës, padyshim sipas tyre duke përdorur ‘Facebook’ si një mjet të rëndësishëm për bërjen e fushatës. Këto e-maile nuk janë publikuar pa qëllim në këtë kohë pasi duan të tregojnë rolin e ‘Facebook’.
E-mailet e shkëmbyera:
“Të uroj në vit të ri sa më të mirë. 2015 ishte sfiduese por për e mbyllën në një vend të mirë falë ndihmës dhe suportit tuaj. Mezi po pres që të punoj me ju për të zgjedhur gruan e parë femër si presidente të SHBA-së”, ky është e-mail i parë i dërguar në adresë të Sandberg nga kreu i fushtës së Hillary Clinton.

” Jam shumë e lumtur mbi progresin që Hilari po bën. Faleminderit për mendimet e mira. Askush nuk ishte më i lumtur për përfundimin e këtij sesa unë. Për një vit të ri dhe të uroj sa më shumë shëndet dhe të lumturi për ty dhe familjen tënde”, ky është e-mail që shefja operative e Facebook i ka kthyer përgjigje Podestës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



