E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur familja humbet fjalën dhe zgjedh dhunën
OP-ED

Kur familja humbet fjalën dhe zgjedh dhunën

Çfarë po ndodh me njerëzit tanë?

Edmond Petraj

Si ka mundësi që brenda familjes aty ku duhet të lindë dialogu, mirëkuptimi dhe durimi të mbizotërojë sjellja brutale, e papërmbajtur dhe e patolerueshme?

Kur humbet sensi i dialogut në familje, nuk kemi më thjesht një konflikt; kemi një dështim të thellë njerëzor dhe shoqëror. Familja është shkolla e parë e qytetarisë.
Aty mësohet fjala para grushtit, arsyeja para impulsit, respekti para frikës. Kur këto zëvendësohen nga dhuna, familja pushon së qeni strehë dhe kthehet në kërcënim.

Asnjë rrethanë, asnjë justifikim, asnjë nervozizëm apo vështirësi ekonomike nuk e legjitimon dhunën brenda familjes. Dhuna nuk është reagim është paaftësi për të komunikuar. Nuk është forcë është dobësi morale. Nuk është zgjidhje është shkatërrim.

Ekzistojnë gjithmonë rrugë të tjera: dialogu, distancimi i përkohshëm, ndërmjetësimi, ndihma profesionale, madje edhe ndarja si akt përgjegjësie. Zgjedhja e ekstremes është zgjedhja e atij që refuzon të mendojë, të dëgjojë dhe të ndalojë.

Kjo sjellje nuk ndalet te një shpërthim i momentit. Ajo lë pasoja të rënda: fëmijë të traumatizuar, familje të copëtuara, jetë të shkatërruara dhe, jo rrallë, procese penale, burg dhe tragjedi të parikthyeshme.

Dhuna brenda familjes nuk është çështje private; është plagë publike dhe përgjegjësi shoqërore.

Nëse familja humbet dialogun, shoqëria humbet ekuilibrin.

Prandaj, refuzimi i dhunës nuk është vetëm akt personal, por akt qytetar. Sepse familja pa dialog nuk prodhon njerëz të lirë, por frikë, dhimbje dhe heshtje.

Dhe heshtja, në këto raste, është bashkëfajtore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.