Kur himni kombëtar poshtërohet nga shefi i “Trustit të Kanabisit”

Gjatë L2B në nje kazerme gjermane në Korçë, një ballist korçar vrau një ushtar gjerman pasi ky i fundit shau flamurin me shkabë të shqiptarëve. Sigurisht e arrestuan menjeherë dhe e burgosën. Ndërkohë, për ngjarjen, lajmërohet komandanti gjerman i zonës i cili vjen nga Selaniku dhe i mbledh oficerët në kinema “Majestic”. Pasi ia heq vetë prangat ballistit, iu drejtohet oficerëve te vet: “..vetëm me ushtarë si ky mund të kemi një fitore të sigurt të luftës”. Morali: edhe armiku të vlerëson kur ti mbron me gjithçka, qoftë dhe me jetë simbolet kombëtare.
Po ashtu rreth viteve `50 ne SHBA, një shqiptar nga Tropoja vrau për të njejtën arsye një emigrant polak (në mos gabohem) vetëm se i shau flamurin.
Di që autoritetet amerikane duke vlerësuar motivin, mbajten një qëndrim shumë lehtësuaes ndaj shqiptarit. Pse? Sepse FLAMURI është një shenjteri që i afrohet vete Zotit. Kete e vleresojne shtetet, kombet, grupet, shtresat dhe individet e qyteteruar.
Le te kthehemi ne realitet. Tek Mirela Kumbaro.
As çoroditja dhe kalimi në ekstazë për shkak të pranveres, as efekti i hashashit apo kerpudhave halucinogjene, as dalldia e alkoolit, as kolapsi prej temperatures që shkaktojnë virozat, as agresiviteti postraumatik, as tragjeditë e dashurisë, pengjet dhe komplekset nga fëmijëria e dhunuar, as pasojat nga kafshimi i qenit të tërbuar, as modernizmi ylberor dhe inovacioni i LGBT, as cekuilibret dhe paqendrushmeria psikike por dhe asnjë lloj sëmundje tjetër nuk mund ta çojnë një ministre kulture në atë derexhe sa të sponsorizojë perçudnimin e një simboli të shenjtë siç është HIMNI KOMBETAR.
Vetëm një ministre e tillë e sëmurë nga citjanomania mund të përdhosë dhe modifikojë Himnin e Flamurit duke kujtuar se ka të bëjë me fasaden e Pallatit me Shigjeta, me tualetin e zyrës së k/ministrit apo duke e trajtuar si hundën, cicat apo vithet të cilat mund t`i manipulosh me silikon për motive të dobëta dhe të nxehta.
Nuk mund të ketë motiv në botë e as forcë në botë që të cënojë, manipulojë, spekulojë, retushojë, perdhosë apo prekë me dorë Himnin e Flamurit apo vetë Flamurin. Nuk kish ngjarë kurrë deri më sot që një zyrtar i lartë i një qeverie të përdhosë Himnin Kombëtar. Ne asnjë vend të botës.
Vetëm Mirela Kumbaro e beri një gjë të tillë. Ky nuk është thjesht turp. Ky është një akt që tregon shpërfilljen e vlerave kombëtare, një ankt urrejtjeje. Një akt armiqësor agresioni ndaj qytatërve shqiptarë dhe mbarë kombit, ndaj ndërgjegjes kombëtare. Në një rast të tillë do të duhej të jepte dorëheqje edhe roja i parkingut apo sanitaret e godinës së k/ministrisë. Gjitmonë nëse do ishin kundër aktit të ndyrë dhe provokativ të ministres Kumbaro.
Pas eksperimenteve që qeveria po bën me kavjen POPULL duke e varfëruar, duke e vënë nën terror policor dhe ekonomik e psikologjik nëpërmjet çmimeve dhe taksave e talljeve, pas aktit të fundit të perçudnimit të Himnit Kombëtar, shqiptareve u ngelet të reagojnë fuqishëm në mbrojte të bedenit të fundit të nderit. Perndryshe, heshtja do të thotë se ne i meritojmë të gjitha poshtërimet që po na bën shefi i Trustit të Kanabisit.
https://www.facebook.com/mirela.kumbaro/videos/10216273859980540/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



