E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur merret vendimi për Besnik Muçin. Marsida Xhaferllari kërkon..
Publik News

Kur merret vendimi për Besnik Muçin. Marsida Xhaferllari kërkon..

Në datë 27 nëntor, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të marrë në shqyrtim ankimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.

Muci+ Xhaferllari

Kjo e fundit nuk ishte dakord me vendimin e Shkallës së Parë të vetingut, që e la pa një vendim përfundimtar. Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi kreu rreth një vit hetim në tri kriteret (pasurinë, profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës), doli në përfundimin se Xhaferllari nuk ishte magjistrate e për këtë nuk ishte subjekt i ligjit.

 

Nga ana tjetër, Xhaferllari, e cila kaloi në filtrat e vetingut në cilësinë e drejtueses së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kërkon ndryshimin e këtij vendimi dhe shpalljen e një vendimi përfundimtar, që është konfirmimi në detyrë.

“Përcaktimin e fakteve korrekte, identifikimin e ligjit të zbatueshëm dhe interpretimin e ligjit të zbatueshëm te faktet e përcaktuara në mënyrë korrekte, gjë që passjell ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 115, datë 11.03.2019, si dhe shpalljen e vendimit përfundimtar, duke konkluduar nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, në kontrollin e figurës dhe në vlerësimin e aftësive profesionale”, shkruhet në ankimin e Xhaferllarit.

KPA do të marrë në shqyrtim në dhomë këshillimi ankimin në datë 27, ora 09:30. Pjesë e trupës gjykuese do të jetë Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo. Më datë 27.11.2019, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.29/2019, datë 30.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Marsida Xhaferllari, kundër vendimit nr. 115, datë 11.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Ardian Hajdari, në cilësinë e kryesuesit; Ina Rama, relatore; dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo.

BESNIK MUÇI

Këtë javë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të marrë një vendim përfundimtar për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, për të cilin Komisioneri Publik (KP) ka kërkuar shkarkimin nga detyra. Muçi ende nuk ka mbyllur “llogaritë” me procesin e rivlerësimit, pasi kaloi me sukses Shkallën e Parë u animua, pasi sipas KP-së, nuk ishte i besueshëm në kriterin e pasurisë.

“Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 12.11.2019, ora 12:00, seancën gjyqësore publike për çështjen që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi. Gjatë seancës gjyqësore, palët parashtruan konkluzionet e tyre përfundimtare. Bazuar në shkaqet e ankimit, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Subjekti i rivlerësimit paraqiti kundërshtimet e tij mbi secilin prej shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 58, datë 01.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 21.11.2019, ora 11:00”, njoftoi KP-ja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.