Kurbin/ Dy aksidente me dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar dy aksidente në Kurbin. Një nga aksidentet ka ndodhur në qytetin e Laçit dhe një tjetër në mbikalimin e Patokut në autostradën Milot- Thumanë. Aksidentet kanë sjellë plagosjen e dy personave.
Një nga të plagosurit që ndodhet në spitalin e Laçit është jashtë rrezikut për jetën, teksa i plagosuri tjetër është dërguar drejt Spitalit të Traumës pasi paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e dy aksidenteve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



