E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurbin/ Vrasja në firmën e inerteve/ 3 autorët  hapën zjarr sapo panë shënjestrën
Lajme

Kurbin/ Vrasja në firmën e inerteve/ 3 autorët hapën zjarr sapo panë shënjestrën

Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë në fshatin Gurës të Kurbinit, ku u vra me armë zjarri ekonomisti i një firme interesh dhe mbeti i plagosur pronari.

Policia ka sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat do të ndihmojnë në identifikimin edhe kapjen e autorëve.

Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me automatik dhe në këtë skenar kanë qenë të përfshirë tre perona, dy kanë hyrë në ambientet e firmës dhe një i tretë i ka pritur në makinë.

Zv.drejtori i Policisë Lezhë, Gentian Berberi është shprehur se objektiv në këtë ngjarje ishte pronari A. GJ, rreth 51 vjec.

“U tentua vrasja e pronarit por plumbat kapën ekonomistin me iniciale S. M, 70-vjeç. Dyshohet se kanë qenë më shumë se 2 autorë”, u shpreh Berberi.

51-vjeçari ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë dy plumba, një plagë në fund të kurrizit dhe një plagë në bërrylin e majtë ku plumbat kanë hyrë dhe kanë dalë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.