E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurti : Asnjë deklaratë e KFOR pas 30 orësh nga   rrëmbimi i policëve   nga serbët
Bota

Kurti : Asnjë deklaratë e KFOR pas 30 orësh nga rrëmbimi i policëve nga serbët

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka kërkuar një reagim të menjëhershëm nga KFOR-i pas rrëmbimit të 3 policëve nga pala serbe në kufirin me Kosovën.

Kurti njoftoi se ka biseduar me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, lidhur me këtë ngjarje dhe kërkon nga KFOR-i një reagim emergjent.

Ai theksoi se gjatë rrëmbimit të tre policëve, pala serbe ka lënë gjurmë që nënvizojnë qëllimin e tyre.

“Kam biseduar me Escobar, ambasadorin Hovenier dhe po vij nga një takim i përbashkët me ambasadorët dhe zv.ambasadorët. Kemi informuar në mënyrë të hollësishme për ngjarjen e ditëve të kaluara. Pas 30 orëve dhe mungesës së një deklarate nga KFOR-i, unë kam shprehur protestën time për këtë heshtje, si dhe kërkesën për një reagim të menjëhershëm. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e këpucëve që tregojnë drejtimin drejt Serbisë. Ata jo vetëm që e kanë kryer rrëmbimin, por gjithashtu kanë lënë gjurmët e tyre me qëllim. Synimi i tyre ishte që të dihej se ata ishin aty në atë kohë”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.