Kurti dedikim prekës për gazetaren e ndjerë: Rebele e paqes në botë
Gazetarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiqi është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë.
Ndaj kësaj vdekje të papritur ka reaguar edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka deklaruar se Violeta ishte këngëtare rebele e paqes dhe gazetare e luftës.
“Në Nju Jork? Debbie Harry. Në Londër? Siouxsie Sioux. Në Paris? Guesch Patti. Në Berlin? Nena. Në Beograd? Zana Nimani. Në Prishtinë? Violeta Rexhepagiq. Sot u shua vajza jonë e valës së re muzikore nga vitet e ’80-ta. Violeta këngëtare ishte rebele e paqes. Violeta gazetare ishte reportere e luftës. E mirë dhe aq e dashur. U prehtë e qetë,” shkruan Kurti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



