Kurti: U futa në dialogun me Serbinë sepse organizohet nga BE-ja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Dubrovnik të Kroacisë për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se nuk përfshihet në dialog pa plotësuar disa kushte. Ai ka përmendur kërkesën për kërkim falje nga Serbia për krimet e kryera në Kosovë, ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, kthimin e të pagjeturve, pagimin e dëmeve të luftës dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Megjithatë, pas ngritjes në postin e kryeministrit, Kurti është përfshirë në procesin e negociatave me Serbinë. Ai ka theksuar se kjo çështje ka rënë diku poshtë në listën e prioriteteve të tij, por gjatë këtyre dy viteve ka ndërlikuar dhe është bërë një prioritet i lartë, veçanërisht në muajt e fundit.
Kreu i qeverisë së Kosovës ka shtuar se është përfshirë në procesin e bisedimeve me Serbinë sepse ky proces organizohet nga Bashkimi Evropian. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe të ardhmes që nga Lufta e Dytë Botërore.
Këto deklarata të kryeministrit Kurti vijnë në një moment delikat kur procesi i negociatave ndodhet në gjendje të ndërlikuar, pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës dhe pas tensioneve të rëndësishme në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



