Kush braktis ushtrinë ruse, i ofrohet azil në Europë
Sipas tij, BE kërkon që t’i ofrojë të gjithë personave që duan të braktisin ushtrinë ruse, azil por në kushtin që nuk ka kryer asnjë krim lufte.
“Zyrtarët e Bashkimit Europian po marrin në konsideratë të ofrojnë azil dhe status refugjati për të gjithë ata që duan të braktisin ushtrinë ruse, përsa kohë nuk kanë kryer asnjë krim lufte” – shkruan Cliffe në Twitter.
Kujtojmë që ditën e djeshme, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, u ka thënë ushtarëve rusë se nëse ulin armët, për ta do të ketë amnisti të plotë dhe kompensim financiar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



