Kush dyshohet se e pa gjithë tmerrin në familjen e policit kosovar, që e vrau vajzën e më pas veten
Mbrëmë ndodhi një tragjedi për familjen Mazreku në Prizren, ku u gjetën të vdekur babë e bijë në shtëpinë e tyre. Zyrtari policor Sali Mazreku vrau aksidentalisht vajzën e tij e më pas edhe veten.
E po dyshohet se krejt rastin e kanë parë e gjithë familja e viktimave. Lidhur me këtë rast Policia ka njoftuar se janë intervistuar disa dëshmitarë, familjarë të viktimave, kurse trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.
Sali Mazreku dyshohet se pak para se të shkonte në punë vrau vajzën dhe veten. Ai ishte zyrtar policor në Departamentin e Kufirit.
Rasti është hapur si vdekje të dyshimta.
“Prizren 15.12.2020 – 19:10. Është raportuar se një zyrtar policor dhe vajza e tij janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore prokurori dhe mjekësia ligjore. Janë intervistuar disa dëshmitar familjar të viktimave, me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë marrë nga mjekësia ligjore për Obduksion”, njofton Policia e Kosovës.
Vrasja dhe vetëvrasja në Prizren, detaje të reja
Një ngjarje e rëndë mbrëmë ka tronditur Prizrenin. Babë e bijë janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, derisa dyshimet e para janë se babai fillimisht e ka vrarë vajzën e pastaj veten. 52-vjeçari, pjestar i Policisë së Kosovës aktin dyshohet se e ka kryer me armën zyrtare.
Kishte 20 vjet që po punonte në Policinë e Kosovës. S.M nga Prizreni, 52-vjeçar dyshohet se pikërisht me armën zyrtare e ka vrarë vajzën e tij, 21-vjeçare, e pastaj edhe veten.
Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 e 16 minuta.
Policia thotë se në vend të ngjarjes kanë qenë edhe familjarët, saktësisht djali i burrit që dyshohet se kreu krimin.
Pasi u dëgjuan të shtënat rasin e kanë konfirmuar në polici fqinjët që fillimisht dyshuan se janë krisma të fishekzjarreve.
“Vëllau i viktimës dhe djali pra, ka qenë në vend të ngjarjes dëshmitarët përreth fqinjët e kanë lajmëruar rastin, jemi duke punuar që të zbardhet ky rast. Ata kanë qenë në shtëpi dhe mund të intervistohen si dëshmitare”, ka thënë nga vendi i ngjarjes, Shaban Osmanollaj, zëdhënës i policisë së Kosovës në Prizren.
“Familjarët dhe fqinjët kanë lajmëruar fillimisht për krisma, kanë dyshuar fillimisht nga fishekzjarrët. Ne jemi në hetimet fillestare”, ka thënë tutje ai.
Policia dhe prokuroria ende nuk i ka bërë të ditura rrethanat se si ka ndodhur rasti, apo motivet e kësaj vrasje dhe vetëvrasje. Ngjarja megjithatë ka ndodhur pak minuta para se polici do të duhej të nisej për në vendin e tij të punës, aty ku po punonte tash e një kohë si doganier.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



