E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush e detyroi deputetin socialist, të ndryshojë kritikat ndaj ministrave?!
Lajme

Kush e detyroi deputetin socialist, të ndryshojë kritikat ndaj ministrave?!

Pak orës pas mbajtjes së Asamblesë së PS, deputeti Pjerin Ndreu ka shpërthyer në kritika ndaj ministrave të tij, duke thënë se arritja më e madhe e qeverisë në 100 ditë është ruajta e tepsisë.

Në një postim në rrjetet sociale, duke mos përmendur emra, ai shkruan se disa qeveritar-ucë kanë harruar se kush i ka sjellë e i mban në pushtet.

Por më pas, deputeti socialist sqaroi edhe postimin e tij duke theksuar se akuzat i kishte për “falangat e LSI që vegjetojnë në detyrë”.

Në fakt duket fare qartë se Pjerin Ndreu, është detyruar të korrigjojë statusin. Deputeti socialit gjithmonë ka patur pakënaqësi ndaj ministrave të Ramës dhe këtë e ka shprehur disa herë. Pak javë më parë, Ndreu gjatë një mbledhje të partisë-shtet, u shfry ndaj ministriave socialistë duke thënë se ata janë bërë si pronarë firmash dhe kanë humbur kontaktet me bazën.

Statusi i sotëm i Pjerin Ndreut, ishte në të njëtën linjë kritikash ndaj ministrave socialistë, pasi qeveritar-ucë konsiderohen ministrat, që janë të Partisë së tij, dhe jo të LSI-së. Përveç kësaj, ky qëndrim kritik dhe i ashpër i Ndreut ndaj ministrave socialistë, shprehet edhe në një koment me ish bodiguardin e Fatos Nanos, Viktor Agolli (Tori Agolli).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.