E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 18-vjeçari, djali i biznesmenit durrsak
Lajme

Kush është 18-vjeçari, djali i biznesmenit durrsak

Humbi jetën pas aksidentit tragjik!

Arlis Troplini është 18-vjeçari i cili humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit.

Aksidenti ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njoftoi ditën e sotme, se i riu për shkak të plagëve të marra nuk mund t’ia dilte dhe ndërroi jetë në spital.

Mësohet se 18-vjeçari është djali i biznesmenit nga Durrësi Fatos Troplini. I riu ndiqte studimet në një universitet privat në Tiranë, i cili ka ndarë edhe një mesazh ngushëllimi.

“Mesazh Ngushëllimi! Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të jetës të studentit tonë Arlis Troplini. Ndarja nga jeta e Arlisit është një humbje e madhe për familjen e tij, shokët, miqtë dhe për të gjithë familjen e madhe të Universitetit. Arlisi la një dhimbje të madhe tek njerëzit e tij më të dashur. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Arlisit. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju!”, thuhet në mesazh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.