E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 36-vjeçari që i shpëtoi sërish PLUMBAVE në Durrës!
Lajme

Kush është 36-vjeçari që i shpëtoi sërish PLUMBAVE në Durrës!

Të shtëna me armë zjarri tronditën mbrëmë zonën e Fllakës në Durrës.

Një 36-vjeçar, i cili rezulton të jetë i njëjti person që i mbijetoi një atentati edhe dy vite më parë, ka mbetur i plagosur.

Arbi Gorgea është qëlluar nga një automjet në lëvizje dhe ka marrë një plumb në krah.

Ngjarja ndodhi pranë një shkolle, në kufirin midis Shënavlashit dhe Fllakës.

Autorët, ende të paidentifikuar, kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje, tip Ford, duke e qëlluar me pistoletë.

Pavarësisht plagës, Gorgea ka mundur të mbërrijë vetë në Komisariatin e Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital.

Aktualisht ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Ngjarja ngre pikëpyetje të forta, pasi 36-vjeçari ishte plagosur edhe në një tjetër atentat të ndodhur më parë.

Dyshimet e para çojnë drejt një përplasjeje të vazhdueshme mes palëve.

I plagosuri, Arbër Goreja, ka sqaruar se kishte qenë duke udhëtuar kur një makinë tip “Ford” e bardhë e cila e ka ndjekur dhe ka ndaluar paralelisht me mjetin e tij. Pasi ka ndaluar, automjeti ka hapur zjarr, duke e qëlluar me armë në trup. Sipas deklaratës së tij, ai ka marrë tre plumba, ndërsa njëri e ka kapur në brinjë.

Arbër Goreja ka theksuar se nuk i njeh autorët e sulmit dhe ka siguruar se nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë. Ai ka shtuar se mendon se mund të jetë ngatërruar me dikë tjetër.

“Isha duke ardhur në Durrës dhe mu afrua një makinë Ford e bardhë me portobagazh. Ndërkohë që po ecja, më erdhi paralel automjeti dhe më qëlloi tri herë me pistoletë. Mua më kapi një plumb në brinjë. Në fillim nuk po kuptoja nga shoku dhe më pas më nisi dhimbja. Makina më ndoqi disa metra dhe më pas ndaloi. Nuk i njoh autorët. Unë nuk kam konflikte të kaluara me persona të tjerë. Ndoshta më kanë ngatërruar me ndonjë person tjetër”, tha Arbër Goreja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.