E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 43 vjeçari i arrestuar në Zvicër
Publik News

Kush është 43 vjeçari i arrestuar në Zvicër

lokal bombol

Një person i kërkuar nga drejtësia shqiptare ka rënë në pranga, falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët duke bërë të mundur arrestimin e tij në Zvicër.

43-vjeçari i dënuar me 6 vite burg është ekstraduar në Shqipëri.

“Nga specialistët e ZQK Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Glerian Hyseni, 43 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

PËRSHKRIM I PËRMBLEDHUR I NGJARJES:

Shtetasi Glerian Hyseni, në bashkëpunim me shtetasit Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.