E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 47-vjeçari që abuzonte seksualisht me të miturën dhe e kërcënonte
Lajme

Kush është 47-vjeçari që abuzonte seksualisht me të miturën dhe e kërcënonte

Një 47 vjeçar, banor i fshatit Lis, në rrethin e Matit, është arrestuar mëngjesin e djeshem nën akuzën e përdhunimit të një vajze 12-vjeçare, banore e fshatit Gjalish. Në pranga përfundoi Urim Cenuka (Hoxha), i cili prej kohësh kishte lidhje intime me një grua të divorcuar, ndërkohë që ajo mbante në banesë edhe një motër nga ana e babait, pikërisht 12-vjeçaren. 

Dy net më parë në Policinë e Matit ka mbërritur një denoncim nga minorenia P. M., e cila u tha oficerëve të Policisë Gjyqësore se është përdhunuar disa herë nga 47-vjeçari, madje është kërcënuar nga Cenuka për të mos treguar. Edhe banorë të zonës herë pas here kanë informuar Policinë e Burrelit se ky shtetas frekuentonte banesën e dy motrave dhe ndonjëherë i merrte në shtëpinë e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit Urim Cenuka, 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe dhe me datë 01.12.2021 ai e ka kanosur atë për të mos treguar. E mitura, së bashku me familjarët, ngjarjen në fjalë e kanë kallëzuar në Komisariat ditën e djeshme dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Urim Cenuka i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’ dhe ‘Kanosja’”, thanë burime pranë Komisariatit të Policisë Mat.

Po hetohet sakaq roli i motrës së minorenes në këtë ngjarje të rëndë, pasi më herët Cenuka kishte lidhje intime me motrën e 12-vjeçares P. M. Vajza është marrë në mbrojtje nga Policia dhe do të dërgohet në një qendër sociale, ndërkohë mjekët gjinekologë kanë nisur ekzaminimet për të qartësuar veprën penale të Urim Cenukës. I arrestuari i kishte dhënë fund martesës vite më parë nga bashkëshortja e tij (me të cilën ka disa fëmijë) për shkak të lidhjes që Urim Cenuka kishte krijuar me gruan e divorcuar. Ende nuk dihet nëse ndaj minores është kryer abuzim edhe nga djali i 47-vjeçarit të arrestuar. Banorët e zonës dhe të afërmit e autorit e kanë dënuar aktin e rëndë. a.l

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.