E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 70-vjeçari i cili u vra në lokalin e tij në Shkodër
Lajme

Kush është 70-vjeçari i cili u vra në lokalin e tij në Shkodër

Vrasja në Shkodër, kallashnikovi në vendngjarje, dyshohet se viktima iu kundërpërgjigj të shtënave

Në momentin kur edhe ndodhi ngjarja, rreth orës 22:00 Qepuri ishte në ambientet e lokalit në pronësi të tij në fshatin Stomgolem në njësinë administrative Rrethinat.

AUTORI

Mësohet se personi që ka qëlluar ndaj 74-vjeçarit ka qenë i maskuar dhe ka ardhur nga ura e Bardhajve në drejtim të Stomgolemit, aty ku ishte edhe i moshuari. Autori ka qëlluar disa herë me pistoletë duke e lënë të plagosur fillimisht, por më pas ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Më pas, autori ashtu sic ka ardhur në këmbë është larguar me vrap në këmbë.

DJALI I VIKTIMËS KA QËLLUAR AUTORIN

Pasi është qëlluar ndaj 74-vjeçarit, djali i tij ka marrë një armë dhe i është kundërpërgjigjur. Pra janë përdorur dy armë zjarri, pistoleta e autorit dhe armë që është përdorur nga djali i viktimës, nje shotgun.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhojat, 10 janë nga  pistoleta dhe të tjerat nga shotgun-i. Po ashtu mendohet se skena mund të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat pritet të sekuestrohen nga policia. Ndërkohë djali i viktimës është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime të mëtejshme.

HETIMET

Vrasja e 74 vjecarit, Lulash Qepuri është e e paqartë, por ajo që dihet është se në vitin 2012 ai është arrestuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Dyshimet e para që ka policia janë për shkak të drogës, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.