E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Admir Abrija prefekti i ri  i Tiranës
Lajme

Kush është Admir Abrija prefekti i ri i Tiranës

Nga garda tek doganat/ Kush është Admir Abrija, gardisti që u bë prefekt i Tiranës

Para se të emërohej prefekt, Admir Abrija mbante detyrën e administratorit të Bashkisë së Tiranës për zonën e Farkës. Në daljet e pakta në media, përkrah Erjon Veliajt bien në sy premtimet e zakonshme për projektet e mëdha, tashmë të lëna përgjysëm.

Sipas asaj që ka shënuar në biografinë e tij, prefektit të ri nuk i mungojnë diplomat. Jetën studentore nuk e ka ndalur që nga viti 2005, kur është diplomuar fillimisht për filozofi në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Nga filozofia ka bërë studimet për akademinë ushtarake dhe një kurs policie. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka përfunduar fakultetin e Drejtësiëë, për të vazhduar më pas një master në Bussines Law, sërish në Fakultetin e Drejtësisë.

Kjo i ka shërbyer të pajiset me licensën e avokatit.

Punën e parë, prefekti i Tiranës, e ka nisur si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999. Më pas bëhet zëdhënës i institucionit. Për 8 muaj punon si Shef Sigurie në presidencë, gjatë kohës kur kryetar shteti ishte Bamir Topi.

Karriera në polici nuk i ndalet gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike si drejtues i policisë në disa poste.

Ndërrimi i pushteteve në vitin 2013 e gjen Drejtor të Kufirit në Gjirokastër, por socialistët e katapultojnë menjëherë në dogana, si vartës të Elisa Spiropalit.

Me emërimin e ri si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave, Abrija pati nën varësi sektorin e antikorrupsionit dhe hetimin. Gjatë kësaj kohe emri i Admir Abrijas u përmend nga KLSH, pasi bashkë me zyrtarët e tjerë të lartë, përdorën një shumë parash nga buxheti i doganave për të përmirësuar gjuhën angleze.

Me ardhjen e Erjon Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, Abrija emërohet administrator i Farkës duke forcuar lidhjet me socialistët, që sot kanë vendosur ta propozojnë për prefekt të Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.