Kush është biznesmeni i fuqishëm që është qëlluar me armë tek Padam?
Kush është biznesmeni i fuqishëm që është qëlluar me armë për të cilin foli Lulzim Basha?
Dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për situatën e rëndë që sipas tij është krijuar nga krimi në vend. Në një deklaratë për shtyp ndër të tjera, Basha tha:
Falë bashkëqeverisjes me Edi Ramën, krimi kontrollon kupolën e policisë dhe Ministrinë e Brendshme.
Prej bashkëqeverisjes së Edi Ramës, me krimin, sot Shqipëria nuk ka polici, nuk ka prokurori, nuk ka gjykata.
Prandaj shantazhohen gjyqtarë, qëllohen me armë gazetarë, qëllohen me armë biznesmenë, dhunohen, përdhunohen e grabiten qytetarë nga shtëpitë e tyre
Për të gjitha akuzat ka një korrespondencë të publikimit në media. Përveç akuzës së atentateve me armë ndaj biznesmenëve.
Z. Basha duhet ndoshta të zbardhë edhe për publikun atë që di: cili është biznesmeni që është qëlluar me armë aq sa kjo çështje të bëhet pjesë e axhendës politike të opozitës. Ky është detyrim minimal i opozitës në një vend sipas tij dominohet nga krimi.
Pse nuk del të thotë dicka më shumë per plagosjem e biznesmenit shumë të fuqishëm tek Padam ?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



