E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Brikena Frakulli e cila drejtonte grupin kriminal!
Lajme

Kush është Brikena Frakulli e cila drejtonte grupin kriminal!

Katër personat që përfunduan në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Kutia e Pandorës” janë lënë prapa hekurave nga Gjykata e Tiranës.

Brikena Frakulli drejtonte një grup për shpërndarjen e lëndëve narkotike të forta në kryeqytet së bashkuar me Hortenca Biçakun, Klevi Banushi dhe Artur Kristo. Në seancës sipas burimeve, Brikena Frakulli ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë duke thënë se djali i saj Klevi Banushi që gjithashtu arrestua, ka qenë rastësisht në apartament.

“Çfarëdo që ka ndodhur me veprimtarinë për të cilën na akuzoni, kam përgjegjësinë unë, të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me këtë veprimtari”, tha ndër të tjera Frakulli.

Kjo e fundit tha se  Hortenca Biçaku është dadoja e vajzës saj 4-vjeçare ndërsa Artur Kristo punonjës i fermës saj, për të cilën nuk dha sqarime të hollësishme se çfarë aktiviteti kishte. Gjatë operacionit i zhvilluar të shtunën, u sekuestruan mbi 6 kg kokainë e heroinë. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Policia ishte informuar në rrugë operative se një grup kriminal shpërndante droga të forta me shumicë dhe me doza në zona të ndryshme të kryeqyteti.

Hetimet disajavore zbardhën aktivitetin kriminal dhe rolet përkatëse të anëtarëve të grupit, për të cilat prokuroria thotë se mes të tjerave ka siguruar edhe të dhëna nga përgjimet.

Prokuroria thotë se në krye të aktivitetit qëndronte Brikena Frakulli e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza. 40-vjeçarja është arrestuar edhe në vitin 2015 për të njëjtën akuzë.

Policia ka identifikuar edhe furnizuesin kryesor, por për shkak se operacioni është në vijim, mbahet sekret emri i tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.