E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është “Daja Gipa” nga Kosova
Lajme

Kush është “Daja Gipa” nga Kosova

Ragip Hajdini, personi i ndaluar mbrëmjen e sotme, si një nga të dyshuarit e grabitjes në Rinas, është personazh i njohur edhe për policinë kosovare.

Ai rezulton me precedentë penalë ku dyshohet se ka qenë pjesë e grabitjes së 25 kilogram ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur 7 vite më parë.

Janë nevojitur rreth tre muaj për të kryer grabitjen e arit, ndërsa sipas prokurorisë misioni i vjedhjes ka zgjatur  nga shkurti deri në prill të vitit 2012.

Ari i vjedhur dyshohet të jetë nxjerrë prej ambienteve policore nga një toger, e pas kësaj përfundoi në një argjendari për t’u shkrirë dhe për t’u nisur drejt Turqisë, përmes pikës kufitare të Vermicës. Ky rast ka mbetur ende i pazbuluar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.