E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është ‘i penduari’ që po bashkëpunon me SPAK, mik i Nuredin Dumanit
Publik News

Kush është ‘i penduari’ që po bashkëpunon me SPAK, mik i Nuredin Dumanit

Një sërë ngjarjesh kanë mbetur të pazbardhura nga policia në qytetin e Elbasanit në vitet e fundit.

Vrasjet pa autor janë kthyer tashmë në një serial thriller në këtë qytet. Por duket se më në fund mund të ketë dritë në fund të tunelit, pasi një prej bashkëpunëtorëve të Nuredin Dumanit, ka nisur bashkëpunimin me SPAK.

Panorama zbulon se bëhet fjalë për Enrik Hoxhaj, i cili ka folur edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, dosje kjo që prej më shumë se një viti ndodhet në SPAK.

Aktualisht për këtë ngjarja janë marrë të pandehur, Erjon Alibej alias Agim Shurbi dhe Xhulian Hoxha e Euglen Halili.

Dëshmia e Hoxhaj duket se do ndihmojë shumë prokurorët që të zbërthejnë prapaskenën e krimeve në Elbasan dhe njëherësh të sjellë arrestime të tjera.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, gjatë kohës kur Dumani ka qene në kërkim, Hoxhaj ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.