E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Jurgen Kole, Drejtor Operativ në SHISH
Sot

Kush është Jurgen Kole, Drejtor Operativ në SHISH

I akuzuar nga Berisha për lokalin në Bërzhitë, ku takoheshin Vlora me Agasin.

Ky është Jurgen Kole, me pozicion Drejtor Operativ në SHISH, i cili ndodhet gjithashtu në qendër të akuzave për skandalin që ka shpërthyer te Shërbimi Informativ Shtetëror. Të paktën këto kanë qënë deklaratat e opozitës ku lideri i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar Kolen për lidhjet e shefen e tij Hyseni dhe raportet me grupet kriminale.

Sipas deklaratave të Sali Berishës, Kole kishte një marrëdhënie të afërt institucionale me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, të cilën Berisha e cilësoi si “ushtar” të saj brenda shërbimit. Pretendimi më konkret lidhet me një lokal në Bërzhitë, që sipas Berishës është në pronësi të Koles.

Aty, sipas pretendimeve të bëra publike nga kryetari i PD-së, Vlora Hyseni dhe biznesmeni Ergys Agasi zhvillonin takime. Berisha ka ngritur një akuzë edhe më të rëndë: se kamerat e sigurisë së lokalit janë fshirë pikërisht për të zhdukur gjurmët e këtyre takimeve. Për këtë arsye ai u ka bërë thirrje hetuesve dhe prokurorëve që të verifikojnë kamerat dhe rolin e Kolës në këtë histori.

Një tjetër pikë e ngritur nga Berisha lidhet me pasuritë e Jurgen Koles. Ai ka deklaruar se Kole ka blerë sipërfaqe të mëdha toke në zonën e Arbanës, duke kërkuar që edhe kjo pjesë të verifikohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.